Takim ne kuader te dites boterore te te drejtave te femijeve.

Takim ne kuader te dites boterore te te drejtave te femijeve.

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ,si anetare  e Grupit te reagimit te kordinuar  prane...

Aktivitet sensibilizues ne kuader te muajit te senzibilizimit kunder trafikimit te qenieve njerezore.

Aktivitet sensibilizues ne kuader te muajit te senzibilizimit kunder trafikimit te qenieve njerezore.

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres  me date 4.10.2017 nisi aktivitetet sensibilizuese ne...

Trajnim nje ditor me teme “Mbi procesin e akreditimit ne Kujdesin Paresor. Rendesia e koordinatoreve te cilesise dhe ekipi I vleresimit”

Trajnim nje ditor me teme “Mbi procesin e akreditimit ne Kujdesin Paresor. Rendesia e koordinatoreve te cilesise dhe ekipi I vleresimit”

Ne kuader te procesit te permiresimit te vazhdueshem te cilesise se sigurise dhe te Akreditimit ,...

Aktivitet ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ne shkollen 9-vjecare Rreth

Aktivitet ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ne shkollen 9-vjecare Rreth

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ,organzoi aktivitet sensibilizues ne shkollen 9 vjecare...

DRSH Durres nis planin e aktiviteteve ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ,me mbeshtetjen e KRAT Durres.

DRSH Durres nis planin e aktiviteteve ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ,me mbeshtetjen e KRAT Durres.

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ,ne kuader planit te aktiviteteve per Muajin Kombetar...

  • Takim ne kuader te dites boterore te te drejtave te femijeve.

    Takim ne kuader te dites boterore te te drejtave te femijeve.

  • Aktivitet sensibilizues ne kuader te muajit te senzibilizimit kunder trafikimit te qenieve njerezore.

    Aktivitet sensibilizues ne kuader te muajit te senzibilizimit kunder trafikimit te qenieve...

  • Trajnim nje ditor me teme “Mbi procesin e akreditimit ne Kujdesin Paresor. Rendesia e koordinatoreve te cilesise dhe ekipi I vleresimit”

    Trajnim nje ditor me teme “Mbi procesin e akreditimit ne Kujdesin Paresor. Rendesia e...

  • Aktivitet ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ne shkollen 9-vjecare Rreth

    Aktivitet ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ne shkollen 9-vjecare Rreth

  • DRSH Durres nis planin e aktiviteteve ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ,me mbeshtetjen e KRAT Durres.

    DRSH Durres nis planin e aktiviteteve ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ,me mbeshtetjen e...

Sherbimi Shendetesor ne Rajonin e Durresit

Sherbimi Shendetsor ne Rajonin e Durresit ofrohet ne 2 nivele:

1.       Paresor (Sherbimi i Mjekut te Familjes)

2.       Spitalor (me shume vizitoni faqen web www.srd.gov.al )

 

Sherbimi i Mjekesise Familjare kontrollon Aktivitetin e 18 Qendrave Shendetsore(sherbimi i mjekut te familjes).  TEL: 052 222 993

 

KUJDESI SHENDETESOR PARESOR

Kujdesi Shendetesor Paresor perdoret si pike kyce referimi per shendetin e popullsis dhe zhvillimin e sistemeve shendetesore.OBSH e perkufizon shendetin si:”Gjendje e mireqenies se plote fizike,psikologjike dhe sociale dhe jo vetem mungese e semundjes apo I te qenit I pamundur”

Ky  perkufizim zbatohet ne praktike nepermjet ofrimit te nje sere sherbimesh shendetesore te kujdesit paresor nga Qendrat shendetesore ne komunitet.Sherbimet e ofruara ne keto QSH kane keto karakteristika:

·       Sherbimet lokalizohen ne zona me akses te larte popullsie dhe organizohen per te qene pika e pare e kontaktit me sistemin kombetar te kujdesit shendetesor.

·       Sherbimet e ofruara perputhen me nevojat kryesore  te popullates(diagnostikim,kurim,menaxhim dhe parandalim I semundjeve si dhe promocioni shendetesor)

·       Pacientet dhe familjet ndiqen nga I njejti ekip I kujdesit shendetesor.

·       Sherbimet e ofruara jane te integruara dhe bashkerendohen me nivelet me te larta te sherbimit,te cilat ofrojne kujdesin e  specializuar sipas nevojave.Sherbimi shendetesor  nuk ofrohet ne nje godine te veteme por nepermjet nje rrjeti ofruesish te sherbimit shendetesore.Cdo komune ka detyrimishte nje QSH dhe cdo fshat ka nje ambulance ku sherben te pakten nje infermier.

Raporti mjek/pacient eshte 1 me 2500 dhe raporti infermier/pacient eshte 1 me 400.

MJEKU I FAMILJES  duhet te jete I afte te :

1.    Menaxhoj kujdesin paresore

2.    Perqendroj perkujdesjen drejte individit

3.    Zgjidh probleme te vecanta

4.    Ofroj kujdes gjithperfshires

5.    Ofroj kujdes te integruar

6.    Ofroj sherbime me orientim komunitar.

Per te ushtruar specialitetin e tij,mjeku I familjes I zbaton keto kompetenca ne tre fusha: detyrat klinike,komunikim me pacientin,menazhim I QSH. 

KARAKTERISTIKAT E QENDRES SHENDETESORE

Njesia baze, qe ofron sherbime te  KShP eshte QSh.

MISIONI I QSH: eshte t’I ofroje komunitetit sherbim shendetesor te cilesise se larte, te plote, te vazhdueshme, te integruar dhe te arritshem nga te gjithe. Personeli i QSH i pergjigjet nevojave shendetsore te pacienteve ne kuader te MF, kryesisht nepermjet promocionit shendetesor, parandalimit te semundjeve si dhe kujdesit kurativ e paliativ.

PAKETA E SHERBIMEVE BAZE NE KSHP

KUJDESI NE RASTET E URGJENCES

Pershkrimi i sherbimit: QSh ofron ndihmen e pare per urgjencen mjekesore dhe referimin e pacienteve (perfshire transportin), si dhe menaxhon situaten ne rast katastrofash natyrore (perfshire plotesimin e dokumentacionit te pacientit dhe te referimit).

Qellimi i sherbimit : Te ofroje, ne menyre efektive dhe ne kohen e duhur, ndihmen e pare per te gjitha rastet e urgjences mjekesore, qe kercenojne humbjen e jetes apo perkeqesojne kushtet fizike dhe psikologjike te personit si dhe te trajtoje dhimbjen apo semundshmerine sipas rastit (kushteve te personit).

KUJDESI SHENDETESOR PER FEMIJET

Pershkrimi i sherbimit: Kujdesi shendetesor (0-14 vjec) ne QSh ofrohet me sherbime promovuese, parandaluese (vleresimi i rritjes e zhvillimt, imunizimit, keshillimi, ushqyerja) dhe kurative ne perputhje me udhezuesit perkates ne fuqi.

Qellimi i sherbimit: Pakesimi i semundeshmerise dhe vdekshmerise, qe lidhet me shkaqet kryesore te semundjeve te femijeve (vecanerisht 0-5 vjec) si dhe promovimi i rritjes dhe zhvillimit te shendetshem te femijeve ne familje dhe komunitet.

KUJDESI SHENDETESOR PER TE RRITURIT

Pershkrimi i sherbimit: Ne kujdesin shendetesor per te rriturit (14- 65 vjec) perfshihet menaxhimi i problemeve te zakonsheme akute dhe kronike, nje pjese e madhe e te cilave lidhet me faktore mjedisore dhe te stilit te jetes. QSh siguron diagnoze te hershme dhe menaxhim te rasteve, si dhe nderhyrje ne cdo etape te ketyre gjendjeve per parandalimin dhe promovimin e sjelljeve te shendetshme.

Qellimi i sherbimit: Te reduktohet numri i nderlikimeve  te gjendjeve akute si dhe te sigurohet sherbimi i integruar ne QSh per pacientet me semundje kronike, duke respektuar udhezues klinike dhe protokollet ne fuqi.  

KUJDESI SHENDETESOR PER GRATE DHE SHENDETI RIPRODHUES (SHR) 

Pershkrimi i sherbimit: Kujdesi shendetesor i integruar per grate ne QSh mbulon aspektet perkatese parandaluese, promovuese , kurative dhe rehabilituese. ShR ne QSh konceptohet si mireqenia e pergjitheshme fizike, mendore, sociale e lidhur jo vetem me semundjet apo crregullimet e aparatit genital, por dhe me funksionet dhe funksionimin e tij gjate gjithe jetes. Ne keto sherbime perfshihen: Kujdesi para, gjate dhe pas lindjes per nenen dhe femijen, planifikimi familjar (PF), parandalimi dhe diagnostikimi I hershem I kancerit te gjirit e kancerit te qafes se mitres, shendetit seksual, kujdesi per viktimat e abuzimit, parandalimi dhe menaxhimi I IST dhe infeksioneve te tjera te sistemit riprodhues. 

Qellimi i sherbimit: Ofrimi I sherbimeve cilesore nga personeli I QSh per gruan (ne moshen riprodhuese, gjate shtatezanise, ne lindje/pas lindjes dhe ne menopause) dhe pacientet me probleme te shendetit seksual (femra dhe meshkuj). Sherbimi synon uljen e semundshmerise dhe vdekshmerise amtare dhe perinatale, pakesimin e shtatezanive te padeshiruara, pakesimin e aborteve te pasigurta dhe barrave te hershme, pakesimin e lindjeve premature dhe nen peshe, ofrimin e sherbimeve te sigurta per kryerjen e abortit si dhe kontrollin e IST dhe infeksioneve te tjera te sistemit riprodhues.

Me shume shiko: Planifikimin Familjar ne rrethin e Durresit

KUJDESI SHENDETESOR

Pershkrimi i sherbimit: Shendeti mendor eshte pjese perberese e KSHP. Ky sherbim asiston individe me probleme te shendetit mendor dhe ndihmon ne permiresimin e gjendjes shoqerore ( qe eshte percaktuese e shendetit jo te mire mendor) te pacienteve dhe familjeve te tyre. Mbeshtetja e dhene ne kujdesin paresor eshte pjese e kujdesit gjitheperfshires te shendetit mendor, ashtu si pjese thelbesore e kujdesit shendetesor ne pergjithesi.

Qellimi i sherbimit: Kujdesi mendor I ofruar nga QSH duhet te synoje qe individet te kthehen ne gjendjen e tyre te plote funksionale duke identifikuar dhe menaxhuar problemet e shendetit mendoer. Sherbimet duhet te ofrohen ne dy nivele:

·       Nderhyrje te frontit te pare, qe ofrohen si pjese e kujdesit te pergjithshem shendetesor

·       Kujdesi te shendetit mendor (identifikimi, diagnostikimi, trajtimi, referimi) qe ofrohet nga punonjes te kualifikuar te KShP.  

PROMOCIONI DHE EDUKIMI SHENDETESOR Pershkrimi i sherbimit: Promocioni shendetesor eshte procesi qe ndihmon njerezit te ndryshoje stilin e tyre te jeteses per te arritu gjendjen me te mire shendetesore.

Qellimi i sherbimit: Komunikimi efektiv I informacionit shendetesor tek individet, grupet dhe publikun ne pergjithesi, rritja e ndergjegjesimit te publikut per sherbimet e PESh dhe ndihmesa e individeve dhe komunitetit per te zhvilluar aftesite e nevojshme per permiresimin ose ruajtjen e gjendjes se tyre shendetesore.

Me shume shiko: Promocionin                                                                                                                                                                                                                                  URDHER                                                             

NR 526 DATE 12.10.2009

ZBATIMIN E SISTEMI TE REFERIMIT TE PACIENTEVE  NE SHERBIMIN SHENDETESOR                                                                  

URDHEROJ:

·       Cdo person qe ka nevoje te marre sherbim ne institucionet shendetesore publike, duhet te paraqitet fillimisht tek mjeku I familjes, tek I cili eshte regjistruar. Ne momentin e paraqitjes ai duhet te jete I pajisur me librezen shendetesore dhe nje dokument identifikimi.

·       Cdo person I kryen ekzaminimet laboratorike dhe imazherike ne institucionet shendetesore publike nepermjet rekomandimit te mjekut  te familjes ose  te mjeku I pergjithshem.

·       Nese mjeku I  familjes e gjykon qe diagnostikimi  apo trajtimi I rastit kerkon konsulte me te specializuar, atehere e rekomandon per te specialist perkates.

·       Te gjithe pacientet qe paraqiten tek mjeku specialist per konsulta mjekesore ose ekzaminime laboratorike apo imazherike duhet te kene ne menyre te detyrueshme rekomandimin e mjekut te familjes, librezen e shendetit dhe nje dokument te identifikimit. Pacientet qe nuk kane keto dokumenta paguajne tarifen e parashikuar per aktin mjekesor qe do te kryejne.

·       Mjeku specialist prane poliklinikes se specialiteteve ne rreth shtron pacientin ne spitalin e rrethit ose referon ate per konsulte apo trajtim me te specializuar ne polikliniken e speciliteteve  te rajonit perkates duke e pajisur me rekomandimin perkates.

·       Pacienti qe trajtohet ne nje spital rrethi dhe ka nevoje per diagnostikim, ekzaminime dhe trajtime qe nuk sigurohen nga ky spital, te degohet me epikrize shoqeruese ne spitalin rajonal pas konsultes se firmosur nga mjeku kurues, shefi I sherbimit spitalor dhe drejtori ose personi I autorizuar prej tij.

·       Te gjithe personat qe nuk zbatojne sistemin e referimit do te perfitojne sherbime sipas tarifave te sherbimit shendetesor te miratuara nga Ministri i Shendetesise dhe te afishuara ne institucionet shendetesore publike.

·       Personat perfitojne receten me rimbursim vetem kundrejt zbatimit te sistemit te referimit.                                            

 DOKUMENTACIONI PER HAPJEN E NJE LIBREZE SHENDETESORE

   FEMIJE  0-1 VJEC

·       Certifikate me fotografi

·       Leter nga mjeku I familjes

    GRA SHTATEZENA

·       Certifikate me fotografi ose

·       Fotokopje pashaporte

·       ECHO shtatezanie

·       Leter nga mjeku  I familjes

    PERSON I PA PUNE

·       Certifikate me fotografi ose

·       Fotokopje pashapore

·       Vertetim papunesie nga Zyra e Punes

·       Leter nga mjeku I familjes 

   TE MOSHUAR

·       Certifikat me fotografi ose

·       Fotokopje pashaporte

·       Fotokopje e librezes se pensionit

·       Leter nga mjeku I familjes

   VETERANET

·       Certifikat me fotografi ose

·       Fotokopje  pashaporte

·       Fotokopje librezes pensionit

·       Fotokopje librezes veteranit

·       Leter  nga mjeku I familjes

   PERSONA TE SIGURUAR  NGA PUNEDHENESI OSE TE VETE SIGURUAR

·       Certifikate me fotografi ose

·       Fotokopje pashaporte

·       Fotokopje e librezes se siguracionit

·       Leter nga mjeku I familjes                        

 TARIFAT E  REJA PER PERSONAT E PA SIGURUAR(PA LIBREZE) 

Mjeku I familjes(kujdesi paresor)                                      1000 lek te reja

Mjeku specialist I poliklinikes                                            1500 lek te reja

Mjeku specialist ne spital rajonal                                     2000 lek te reja 

Mjeku specialist ne QSUT                                                   3000 lek te rejaTabela e shrirjes se kujdesit shendetesor  paresor eshte i shtrire si ne qytet dhe ne fshat.


Per vleresimin e sherbimit shendetsor cdo pacient ka te drejte te jap pershtypjet e tij ne kutine e Ankesave( ne cdo QSH) , tek drejtori i QSH , ne DRSH dhe DSKSH Durres.
URGJENCA E SPITALIT RAJONAL DURRES 222222

 

 

DREJTORI

     

             Dr. Kristo HUTA   

Drejtoria shëndetit publik:

Drejtim kryesor në sezonin e verës do të jetë kontrolli i ndotjes akustike në lokalet e bregdetit.

Lexo me shume...

Disa tregues shendetesor te 6-mujorit te vitit 2017

Lexo me shume...

Kunder dhunes me baze gjinore


Te gjitha te drejtat te rezervuara.   Copyright © 2013.