Takim ne kuader te dites boterore te te drejtave te femijeve.

Takim ne kuader te dites boterore te te drejtave te femijeve.

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ,si anetare  e Grupit te reagimit te kordinuar  prane...

Aktivitet sensibilizues ne kuader te muajit te senzibilizimit kunder trafikimit te qenieve njerezore.

Aktivitet sensibilizues ne kuader te muajit te senzibilizimit kunder trafikimit te qenieve njerezore.

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres  me date 4.10.2017 nisi aktivitetet sensibilizuese ne...

Trajnim nje ditor me teme “Mbi procesin e akreditimit ne Kujdesin Paresor. Rendesia e koordinatoreve te cilesise dhe ekipi I vleresimit”

Trajnim nje ditor me teme “Mbi procesin e akreditimit ne Kujdesin Paresor. Rendesia e koordinatoreve te cilesise dhe ekipi I vleresimit”

Ne kuader te procesit te permiresimit te vazhdueshem te cilesise se sigurise dhe te Akreditimit ,...

Aktivitet ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ne shkollen 9-vjecare Rreth

Aktivitet ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ne shkollen 9-vjecare Rreth

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ,organzoi aktivitet sensibilizues ne shkollen 9 vjecare...

DRSH Durres nis planin e aktiviteteve ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ,me mbeshtetjen e KRAT Durres.

DRSH Durres nis planin e aktiviteteve ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ,me mbeshtetjen e KRAT Durres.

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Durres ,ne kuader planit te aktiviteteve per Muajin Kombetar...

  • Takim ne kuader te dites boterore te te drejtave te femijeve.

    Takim ne kuader te dites boterore te te drejtave te femijeve.

  • Aktivitet sensibilizues ne kuader te muajit te senzibilizimit kunder trafikimit te qenieve njerezore.

    Aktivitet sensibilizues ne kuader te muajit te senzibilizimit kunder trafikimit te qenieve...

  • Trajnim nje ditor me teme “Mbi procesin e akreditimit ne Kujdesin Paresor. Rendesia e koordinatoreve te cilesise dhe ekipi I vleresimit”

    Trajnim nje ditor me teme “Mbi procesin e akreditimit ne Kujdesin Paresor. Rendesia e...

  • Aktivitet ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ne shkollen 9-vjecare Rreth

    Aktivitet ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ne shkollen 9-vjecare Rreth

  • DRSH Durres nis planin e aktiviteteve ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ,me mbeshtetjen e KRAT Durres.

    DRSH Durres nis planin e aktiviteteve ne kuader te Muajit Kombetar Antitrafik ,me mbeshtetjen e...

Articles

Qendra e keshillimit dhe testimit vullnetar prane DRSH Durres(VCCT)


Qendra operon ne baze te Udhezimeve dhe Protokolleve te derguara nga Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Shendetit Publik si

dhe ne baze te planeve mujore te punes te hartuara nga vete antaret e stafit, dhe ne baze te bashkepunimit reciprok te specialisteve te qendres, duke bere te mundur qe ajo te funksionoje si nje ekip multidisiplinar i mirefillte. 

  1. Mikrobiologe                                                   – Teuta Puka
  2. Teknike Laboratori                                          – Briselda Meta
  3. Psikologe                                                       – Marvina Troka
  4. Epidemiologe                                                 – Mite Okshtuni

 Këshillimi për HIV / AIDS  ka dy synime kryesorë :     

                                                                                         

1.        T’u jap mbështetje psikologjike personave, jeta e të cilëve është prekur nga HIV.

2.       Të parandalojë përhapjen e infeksionit HIV dhe transmetimin e tij.

PARIMET MBI TE CILAT MBESHTETET STRATEGJIA 

Gjate punes me klientet, personeli duhet te mbeshtet mbi disa parime themelore te cilat ndihmojne ne kryerjen e punes me me shume facilitet dhe duke permbushur standartet dhe profesionalizimin e kerkuar. Disa nga parimet mbi te cilat meshtetet Qendra e keshillimit dhe testimit vullnetar Durres jane:                                                                                  

  •   Parimi i Konfidencialitetit. 

Personave te paraqitur ne qender per keshillim dhe testim u sigurohet konfidencialitet i plote, te gjitha te dhenat e tyre personale jane konfidenciale dhe perhapja e tyre bie ne kundershtim me ligjin per Hiv / Aids. Keto te dhena regjistrohen te koduara dhe ruhen ne kushtet e nje sigurie te plote nga personeli i qendres. 

  •    Respektimi i Individualitetit. 

Ne punen e tyre te perditshme ajo cfare personel i qendres duhet te kete ne mendje eshte fakti qe te gjithe jemi unike, jemi te vecante. Cdo njeri mendon, ndjen dhe shprehet sipas menyres se vet. Gjithe secili prej nesh ka eksperiencat e veta jetesore te cilat duhen respektuar dhe degjuar si te ishin tonat. Cdo njeri eshte i rendesishem per veten e tij, dhe nuk duhet degjuar dhe trajtuar me indiferentizem, por duke respektuar keto te vecanta qe n’a dallojne dhe n’a bejne unike. 

  •  Te pranuarit e klientit ashtu sic eshte

T’a pranosh klientin ashtu sic eshte do te thote te mos e gjykosh ate, apo te mos ushtrosh asnje nga format e paragjykimit dhe diskriminimit njerezor. Prane qendres paraqiten persona te racave te ndryshme, te moshave te ndryshme, te shtreave te ndryshme shoqerore, per kete arsye keshilluesi dhe i gjithe personeli i qendres duhet ta respektoje dhe t’a pranoje klientin ashtu sic eshte, ne menyre qe ai te ndjehet i pranuar dhe te gezoje te drejten e perfitimit te sherbimeve te ofruara nga qendra. 

  •    Parimi i cilesise se sherbimeve

Perfituesit e sherbimeve duhet te kene besim te sherbimet qe u ofrohen nga qendra. Ofruesit e ketyre sherbimeve, personeli duhet te jen ete ndergjegjshem per standartet e sherbimeve qe ofrojne dhe te vleresojne rrezikun e mundshem nga sherbimet jocilesore. Per kete arsye specialistet duhet te zoterojne aftesite e nevojshme per ofrimin e ketyre sherbimeve dhe ne te njejtjen kohe te shprehin pegjegjshmeri gjate punes me klientin. Nga ana tjeter edhe klienti duhet te ndjehet i sigurte per sherbimet qe perfiton, duke e infromuar ate dhe duke i shpjeguar te gjitha sherbimet e ofruara ne menyren e duhur. 

  •      Te respektosh te drejten e klientit qe te vendose vete 

Shpesh ndodh ne punen e perditshme qe personave te paraqitur prane qendres, pasi jane informuar mbi sherbimet, mbi keshillimin dhe testimin, preferojne te mos e kryejne testin. Personeli duhet te respektoje te drejten e klientit per te vendusor vete ne lidhje me testimin, jo t’a detyroje ate.                                                            

 

  •  Parimi i Partneritetit. 

Per permbushjen e detyrave te saj qendra ka respektuar dhe synon te respektoje partneret e saj me te cilet ka bashkepuuar deri me sot. Gjate muajve te kaluar, qendra eshte munduar te shtoje numrin e institucioneve bashkepunuese, dhe synon te vazhdoje me te njejtin ritem per muajt ne vazhdim

 

  •     Parimi i se drejtes se jetes , mbijeteses dhe zhvillimit. 

 

Ky parim nenkupton nxitjen dhe ndergjegjesimin per nje jete dhe sjellje seksuale te sigurte dhe te mbrojtur, me rrezikshmeri jo te larte seksuale me qellim mbrojtjen e jetes, mbrojtjen e vetes dhe te tjereve, sigurimin e mbijeteses dhe zhvillimit maksimal te individeve, ne aspektin e zhvillimit fizik, mendor e shpirteror te tij. 

  •       Parimi i se drejtes civile, barazise dhe mosdiskriminit.

Sherbimet e qendres ofrohen per cdo indvid ne nevoje pavaresisht mga gjinia, origjina, feja, mosha, aftesite e kufizuara ose vecanti te tjera. Çdo individ ka te drejten te perfitoje  te njejta sherbime per te jetuar me dinjitet si te gjithe qytetaret e tjere. Ky parim synon parandalimin dhe luftimin e diskriminimit ne perfitimin e sherbimeve te ofruara nga qendra.

 OBJEKTIVAT E STRATEGJISE

Strategjia e qendres se keshillimit dhe testimit vullnetar Durres, synon ofrimin e sherbimeve cilesore, te mundesoje rritjen e aksesit te ketyre sherbimeve nga personat e interesuar dhe me gjere, si te ndergjegjesoje grupet e rrezikuara dhe komunitetin rreth Hiv / Aids dhe Semundjeve Seksualisht te Transmetueshme. Te gjitha keto VCT Durres synon t’i arrije sipas objektivave te meposhtem:

Ø  OBJEKTIVI 1:

Identifikimi i Grupeve te Rrezikuara ne Qarkun e Durresit.

Per te siguruar nje nderhyrje sa me efikase, pike se pari duhen identifikuar grupet ne nevoje ose target grupet. Target grupet ne te cilat do te veproje strategjia jane:

·        Te rinjte

Mendojme se eshte nje nga target grupet me te rrezikuara per arsyen se fillojne aktivitetin seksual ne moshe shume te re, ne shumicen e rasteve pa mare masat mbrojtese. Gjate viteve te fundit vihet re edhe nje tendence per ndryshime ne stilin e jetes seksuale, ku te rinjte jo vetem qe e fillojne aktivitetin seksual ne moshe shume te re, por perfshihen ne marredhenie te ratesishme seksuale apo edhe ne marredhenia me shume partnere njekohesisht. Pika kontakti me te rinjte do jene shkollat, gjimnazet dhe universiteti i durresit “Aleksander Mojsiu”.

Keto takime do kryhen me aprovimin e institucioneve perkatese, ne menyre institucionale por edhe duke u bazuar ne njohje personale shpesh.

Per kete arsye per muajt ne vazhdim kemi planifikuar te hyjme ne bisedime edhe me Rektoratin e Universitetit te Durresit per nenshkrimin e nje Marreveshjeje per perfshirjen e sa me shume studenteve ne planet tona te veprimit, dhe te nxitet edhe kryerja e testit vullnetar prane VCT Durres.

·          Vajzat dhe Grate e dhunuara dhe te trafikuara

Ne Durres ekzistojne shume Qendra Sociale dhe OJF te ndryshme qe ofrojne sherbime per kete target grup. Me nje pjese te ketyre qendrave kemi vendosur kontakte te mira bashkepunimi dhe synojme te vednosim kontakte edhe me te tjerat. Duhet te kemi parasysh qe shumica e ketyre vajzave dhe grave te trafikuara jane trafikuar pa deshiren e tyre, dhe  ndaj tyre mund te jete ushtruar dhune fizike dhe seksuale sistematike. Jane nje target grup mjaft delikat dhe takimet me to do jene te mbikeqyrura dhe te shoqeruara me punonjesit sociale dhe psikologet e ketyre qendrave sociale.

Gjithashtu Durresi eshte edhe proti me i madh i vendit, dhe ne te njejten kohe pike kalimi per keto vajza dhe gra. Per kete arsye kemi mednuar te bashkepunojme edhe me Komisariatin e Policise se Durresit dhe mjeket ligjore te tyre.

Gjithashtu strategjia perfshin edhe takime me  gra qe punojne ne rrobaqepsi te ndryshme sepse ne te gjithe qarkun e Durresit kemi identifikuar shume rrobaqepsi me personel te madh ne numer me femra.

·        Komuniteti Rom

Komuniteti rom ne qarkun e Durresit eshte i vendosur ne periferine e qytetit te Durresit, dhe ne fshatin e quajtur “ Kthesa e Ariut ”. Pjesa e pare jane nje komunitet i perfshire dhe i integruar me mire ne shoqeri se i dyti. Arsyeja pse zgjodhem kete target grup eshte se perfshihen ne mardhenie seksuale shume te re, martohen ne moshe shume te re, kane shume partnere, dhe identifikohen edhe raste te marredhenieve homoseksuale, dhe mbi te gjitha nuk kane informim te duhur te mbrojtjes dhe perdorimit te kondomit. Nga takimet me mesues te shkollave te kesaj zone kemi mesuar edhe per ratse kur vajzat martohen qe ne klase te trete ose te katert te ciklit fillor , edhe pse te reduktuar, keto raste vazhdojne te jene prezent ne kete komunitet.

Jemi te informuar se operojne edhe disa OJF te ndryshme ne keto zona, se shpejti synojme te kontaktojme me to.

·              Te ardhurit nga zonat e tjera te Shqiperise

Ne Durres, zona informale e ish-Kenetes, eshte nje zone ne zgjerim e siper. Ajo popullohet nga familje te ardhura nga zona te thella te Shqiperise se Veriut dhe te Jugut. Arsyet pse kemi zgjedhur kete target grup jane: jane zona qe po po zgjerohen si ne shtrirje ashtu edhe ne  numrin e popullsise, vijne nga zona te thella te Shqiperise, nuk kane shume informacion ne lidhje me Hiv / Aids dhe SST, gjithashtu jane zona qe kerkojne dhe duhen te integrohen me jeten e qytetit. Por ky integrim duhet te shoqerohet me informacion dhe nje edukate seksuale adekuate, sepse perballja me ndryshimin e madh kulturor midis kesaj zone dhe qytetit mund te shoqerohet me shume raste te kontaminimit per arsye te mungeses se informacionit.

 

Ø OBJEKTIVI 2: Sensibilizmi dhe ndergjegjesimi.

 

Ø  OBJEKTIVI 3: Zgjerimi i partneriteteve.

“HIV/AIDS nuk është më një problem shëndetësor, sepse shkenca ka arritur shumë përpara, ka arritur ta frenojë dhe ta përmirësojë në mënyrë të dukshme jetën e të prekurve me medikamentet antiretrovirale, që përdoren edhe në Shqipëri. HIV/AIDS është një problem shoqëror. Kemi fakte, kur njerëzit përballen me braktisjen, me harresën, me largimin e familiarëve, të të afërmve. Vjen një moment që e shohin veten totalisht të braktisur”.

DREJTORI

     

             Dr. Kristo HUTA   

Drejtoria shëndetit publik:

Drejtim kryesor në sezonin e verës do të jetë kontrolli i ndotjes akustike në lokalet e bregdetit.

Lexo me shume...

Disa tregues shendetesor te 6-mujorit te vitit 2017

Lexo me shume...

Kunder dhunes me baze gjinore


Te gjitha te drejtat te rezervuara.   Copyright © 2013.